"Milan mund të pretendojë më tepër se thjesht vendi në Champions, luftojnë çdo top"
Trajneri i kombëtares, Edi Reja, pasi ka mbyllur impenjimet më së miri me kuqezinjtë, është ndalur të komentojë ëdhe ndeshjen e mbrëmshme mes Napolit dhe Milanit, të fituar nga këta të fundit.

Reja është i mendimit se Milani mund t’ia lejojë vetes të ketë një ambicie e cila të shkojë përtej thjesht sigurimit të një bilete për në Ligën e Kampionëve.


“Falë një bashkëpunimi të ngushtë mes Ibrës dhe Piolit, është krijuar një skuadër e fortë. Milani ka treguar futboll të jashtëzakonshëm, teksa luftojnë në çdo top dhe sektor të fushës. Dhe, kanë skuadrën e duhur për ta bërë këtë. Nëse në janar kësaj skuadre do t’i duhet diçka, me siguri që do ta bëjnë. Kuqezinjtë mund të pretendojnë edhe më shumë se kualifikimi në Ligën e Kampionëve.

Nga ana tjetër, Napoli e ka ruajtur grupin e vjetshëm me përjashtim të Kajehon. Mbrëmë po luanin mirë, por më pas erdhi ndëshkimi i Bakajoko. Unë prisja diçka më shumë nga Insinje, Lozano apo Politano. Por, mungesa e Osimhen u ndie, megjithatë mund të rikuperojnë. Lufta për titullin është e hapur”, u shpreh Reja.
Shtuar më 23/11/2020, ora 11:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori