Administratori i Deleguar i Milanit,
Adriano Galliani i ka bërë një kërkeë zyrtare Ligës të Serisë A që ndeshja e së dielës mes Milan dhe Napoli të shtyhet për një datë të mëvonshme për shkak të të ftohtit që ka pushtuar qytetin e Milanos.
Kërkesa e numrit dy të
klubit kuqezi ka gjetur mbështetjen edhe të presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis, i cili është plotësisht dakort me
Adriano Gallianin. Tashmë që edhe presidenti i
klubit të kaltër kërkon shtyrjen e takimit, presioni mbi Ligën e Serisë A është shumë i fortë.
Të gjitha parashikimet meteorologjike për ditët e ardhshme flasin për një dimër polar, në veçanti kjo fundjavë do të shënojë temperatura që nuk janë parë në 27 vitet e fundit në Itali, ndaj të dy presidentët kërkojnë të caktohet një tjetër datë, ku takimi të mund të zhvillohet në kushte normale. /albeu.com/
Shtuar më 02/02/2012,
ora 13:20