Milan nuk e kalon dot Torinon
Pëlqej
Albeu.com
Skuadra e Milanit nuk ka arritur të shënojë fitore në Stadio Olimpico kundër vendasve të Torinos, dhe kështu mbetet tre pikë prapa liderit të Kampionatit italian dhe rivalit të qytetit të Milanos, Inter.Të zgjedhurit e Ancelottit u gjetën në disavantazh në minutën e 25-të pas një goli të shënuar nga Roberto Stellone i cili e mposhti Abbiatin me kokë pas një krosimi të Rosinës.

Mirëpo, ky avantazh zgjati vetëm tre minuta (28’), pasi Alexandre Pato shfrytëzoi pasimin e Gennaro Gattusos duke e mposhtur portierin vendas, Sereni.

Rossonerët shumë shpejtë (34’) arritën të krijojnë edhe epërsinë 2-1 kundër skuadrës vendase me golin e Ronaldinhos të shënuar nga gjuajtja e lirë.

Mirëpo, në minutën e 78-të u akordua një penallti në favor të skuadrës vendase, pasi mbrojtësi i Milanit, Kaladze, e preku topin me dorë. Nga pika e bardhë ishte i pagabueshëm Alessandro Rosina, i cili ia siguroi një pikë të artë skuadrës së tij.
Shtuar më 24/11/2008, ora 05:08
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori