Milan: Nuk jemi marre vesh me Mexes
Albeu.com
Milani i ka refuzuar spekulimet sipas të cilave mbrojtësi i Romës Philippe Mexes është shumë afër marrëveshjes me Rossonerët.Sot në mëngjes “Tuttosport” kishte njoftuar se marrëveshja ndërmjet klubeve italiane ishte shumë afër dhe se Mexes mund të kalonte te Milani në afatin kalimtar të janarit derisa Roma do të përfitonte para dhe Marek Jankulovskin.

Mirëpo skuadra nga qyteti i modës ka mohuar të ketë ndodhur diçka e tillë dhe kanë thënë se këto informacione janë të pa baza.

“Lajmet të cilat janë përhapur nga agjenci të ndryshme lajmesh për arritjen e Mexesit dhe këmbimin e tij me Jankulovskin nuk janë të vërteta”, shkruan një deklaratë e lëshuar nga klubi i Milanit.
Shtuar më 21/10/2008, ora 20:16
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori