Milan nuk ka ndërmend të shesë Suson edhe për 80-të milionë euro
Milan shkruan në faqen e tyre zyrtare se Suso "nuk do të shitet edhe për 80 milionë euro, ndërsa Lucas Biglia, Nikola Kaliniç dhe Manuel Locatelli janë pjesë e projektit".

Suso është në radarin e ish-klubit të tij të vjetër, Liverpool që e do atë si një zëvendësues për Philippe Coutinho që u transferua tek Barcelona, shkruan Albeu.com.

"Milan ishte shumë i qartë në verë me Suso: Ne nuk do të të shesim edhe për një ofertë prej 80 milion euro," shkroi klubi në faqen e tyre zyrtare.

"Ristrukturimi i kontratës së tij në shtator ishte një lëvizje shumë e rëndësishme. Të gjithë lojtarët e tjerë të Rossonerëve të përmendur në gazeta gjatë ditëve të fundit janë gjithashtu pjesë absolute e projektit, nga Biglia në Kalinic dhe Locatelli".

Genoa konfirmoi se ata ishin të interesuar në marrjen e mesfushorit Locatelli në huazim nga Rossonerët. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2018, ora 20:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori