Milan nuk ndalet, transferon lojtarin e gjashtë
Pëlqej
Skuadra e Milanit dhe Bayer Leverkusenit kanë arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit, Hakan Calhanoglu.

Lojtari ka kryer me sukses testet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratë katër vjeçare, e cila do ta mbaj në San Siro deri në vitin 2021.

“AC Milan njofton se ka nënshkruar me Hakan Calhanoglu nga Bayer Leverkusen. Lojtari ka nënshkruar kontratë katër vjeçare deri në vitin 2021”, thuhet në njoftimin kuqezi.

Transferimi i mesfushorit turk Milanit i ka kushtuar 25 milionë euro.

Calhanoglu është lojtari i gjashtë i transferuar gjatë kësaj vere, pas Mateo Musacchio, Ricardo Rodriguez, Kessie, Franck, Andre Silva dhe Fabio Borini. /albeu.com/
Shtuar më 03/07/2017, ora 20:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori