Milan, Ogbonna në vend të Thiago Silva
Milan është në kërkim të një qëndërmbrojtësi cilësor në rast largimi të brazilianit Thiago Silva, i cili duket gjithmonë edhe më pranë Paris Saint Germain.

Sipas "Corriere dello Sport", në listën e dëshirave të Adriano Gallianit është mbrojtësi i kombëtares italiane, Angelo Ogbonna, i cili aktualisht është pjesë e Torinos. Për momentin italo-afrikani është në avantazh ndaj mbrojtësit brazilian, Dede.

Gjithsesi duhet pritur përt ë mësuar nëse Milani do të pranojë ofertën e lartë të parizienëve apo do të pranojë dëshirën e tifozëve për të mbajtur në ekip Thiago Silva-n. /albeu.com/

Shtuar më 12/07/2012, ora 10:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori