Milan: Pa Champions rrogat ulen 20%
Kur flitet për Milanin nuk mund të mendohet tjetër përveçse Champions League. Klubi kuqezi e ka lidhur imazhin e tij gjithmonë me Kupën me veshë të mëdhenjë, por këtë sezon kualifikimi për në fazën tjetër të kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Europe duket një mision i pamundur. Administratori i Deleguar Adriano Galliani e di shumë mirë rëndësinë e Champions-it për financat e klubit, mbi të gjitha përsa i përket rrogave.

Pikërisht për të evituar një humbje të lojtarëve më të mirë në rast të një mos-pjesëmarrje sezonin e ardhshëm në Champions, vetë numri dy i Milanit ka shtuar një klauzolë në kontratat e lojtarëve, ku parashikohet në ulje me 20% e pagave në rast moskualifikimi.

Në këtë mënyrë verën e ardhshme Milani mund të kursejë 20 milionë euro, shkruan "tuttomercatoweb". /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2014, ora 12:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori