Milan-Parma, formacionet e mundshme
Barça është shumë pranë, por më parë është Parma. me synimin për të kapur vendin e tretë, Milan ndeshet sot me Parmën në ndeshjen hapëse të javës së 25 të Serie A. Stephan El Shaarawy do të lihet pushim për shkak të dëmimit në ndehsjen me Cagliarin dhe në vend të tij do të jetë Bojan Krkiç, që së bashku me Balotellin dhe Niang do të formojnë treshen e sulmit.

Konfirmohet në mesfushë Muntari, ndërsa në mbrojtje Constant.

Edhe trajneri i Parmës Roberto Donadoni do të provojë një sulm me tre lojtarë: Belfodil, Biabiany dhe Sansone, ndërsa Amauri pritet ta nisë ndeshjen nga pankina. /albeu.com/

Ja formacionet e mundshme:

Milan (4-3-3): Abbiati; De Sciglio, Mexes, Zapata, Constant; Flamini, Montolivo, Muntari; Niang, Balotelli, Bojan. Tr.: Allegri.

Parma (4-3-3): Pavarini; Rosi, Paletta, Lucarelli, Gobbi; Marchionni, Valdes, Parolo; Biabiany, Belfodil, Sansone. Tr.: Donadoni.
Shtuar më 15/02/2013, ora 10:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori