Milan-Pastore, gjithmonë e më pranë
Javier Pastore rikthehet të përfundojë në listën e dëshirave të Milanit. Sa herë që kuqezinjtë janë në vështirësi loje apo dhe rezultatesh në merkato qarkullon gjithmonë emri i argjentinasit si një përforcim i mundshëm. Dhe kjo e ka një arsye, sepse kuqezinjtë qëndrojnë gjithnjë gati duke monitoruar situatën e fantazistit, i cili nuk po kalon një periudhë të mirë tek PSG.

Kësaj radhe lajmi del në shtypin anglez që bën të ditur se Pastore nuk duekt i kënaqur me jetën pariziene dhe në këtë mënyrë dëshiron një rikthim në Itali, por jo në drejtim të Palermos. 24-vjeçari do të preferonte një kalim në qendrën e modës në Milano, dhe këtë mesazh kuqezinjtë e kanë marrë tashmë.

Pastore mund të lirohet që në janar dhe kuqezinjtë janë gati të sfidojnë Liverpool për të marë shërbimet e tij dhe për të sjellë një tjetër fantazist në radhët e Allegrit. Por edhe nëse marrëveshja nuk arrihet në merkaton e dimrit atëhere e sigurtë që largimi i Pastores nga Parisi do të vijë në verë. Kjo sepse në 8 javët e para të kampionatit, argjentinasi ka parë fushën vetëm në 5 prej tyre për një total prej 365 minutash.

Një gjendje jo e mirë që duket dhe nga fakti se ende nuk ka shënuar golin e parë sezonal, ndërkohë që në Champions League ende nuk ka debutuar këtë sezon. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2013, ora 12:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori