Milan: Pato 6 javë larg fushave
Pëlqej
Pato
Pas Inzaghit, një tjetër problem për Milanin dhe Allegrin. Pato në fakt duhet të qëndrojë jashtë fushave të lojës rreth 6 javësh. Rezultati i analizave në të cilat është nënshtruar braziliani, viktimë e një dëmtimi muskolar gjatë ndeshjes së të mërkurës kundër Palermos, flet për një tërheqje të gradës së dytë të kofshës së këmbës së majtë. Klubi kuqezi bën të ditur se koha e rekuperimit nga dëmtimi llogaritet të jetë rreth 6 javë.(albeu.com)
Shtuar më 12/11/2010, ora 20:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori