Milan-Pato drejt lamtumirës
Në faqet e së përditshme sportive italiane "TuttoSPort" flitet për një lamtumirë të mundshme të Alexandre Patos nga Milan. Sulmuesi brazilian ishte gati i shitur një vit më parë por çuditërisht marrëveshja u kalua në minutat e fundit të merkatos.

Pato, i cili sapo është rikthyer nga një dëmtim i gjatë, ka një kontratë me klubin kuqezi deri në vitin 2014, por për rinovim të saj as që bëhet fjalë. Kështu, me shumë mundësi Milan mund të fillojë punën për ti gjetur brazilianit një ekip të ri.

Përveç, probleme fizike të herëpashershme, rroga sezonale prej 4 milionë eurosh është një arsye më shumë për të menduar shitjen e tij. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2012, ora 10:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori