Milan për merkato në Gjermani, gjen të parin
Milani hedh sytë nga Bundesliga për përforcimin e radhës. Sipas mediave italiane, drejtori sportiv i kuqezinjve, Mirabelli do të udhëtojë drejt Gjermanisë për të vëzhguar nga afër Julian Brandt të Bayer Leverkusen.

Edhe pse 48-vjeçari e mohon se do të shkojë për merkato, në Itali janë të bindur se synimi i drejtuesit është i qartë. Gjithsesi 21-vjeçari i “Aspirinave” do të jetë një objektiv kryesor për klubin milanez gjatë merkatos së verës, pasi vështire se Milani mund të bëjë një blerje të tillë në janar./albeu.com/
Shtuar më 12/01/2018, ora 11:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori