Milan, përflitet edhe Adrian Mutu
adrian mutu
Shtohen minutë pas minute emrat e sulmuesve kandidatë që priten të zëvëndësojnë Antonio Cassanon gjatë merkatos së janarit.

Sipas gazetës "Corriere Romagna", emri i fundit në mendjen e drejtuesve të Milanit është ai i rumunit të Cesena, Adrian Mutu. Ish-silmuesi i Fiorentinës u transferua në gusht te romanjolët por ende deri sot nuk ka gjetur rrugën e golit dhe skuadra e tij rënditet e fundit në kampionatin italian dhe është ndër pretendentet kryesore që sezonin tjetër të luajë në Serie B.

Adrian Mutu mund të merret në formë huazimi për periudhën janar-qershor dhe është futbollist që Milani mund ta aktivizojë në Champions League, pasi ky është një ndër kushtet bazë që kërkon Galiani dhe Braida. Plus edhe kostoja financiare nuk është tepër e lartë për arkat e klubit të Berlusconit. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2011, ora 18:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori