Milan pikëton mesfushorin e Lyonit si përforcimin e radhës
Pëlqej
Milan thuhet se po përgatit një ofertë për anësorin e Olympique Lyonnais, Memphis Depay.

Sipas Tuttosport, Milan do të përpiqet të nënshkruajë me një mesfushor krahu këtë verë dhe kanë shënjestruar Depay.

Holandezi ka rindërtuar karrierën e tij në Lyon pas dy viteve zhgënjyese me klubin anglez, Manchester United, duke shënuar 17 gola dhe duke dhuruar 18 asiste në 59 paraqitje në Ligue 1.

Oferta që Milani ka për 24-vjeçarin është rreth 30 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2018, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori