Milan planifikon sulmin e së ardhmes (FOTO LAJM)

Bojan Krkiç (Barcelona) - 28 Gusht 1990
Ardhja e Mario Balotellit gjatë merkatos së janarit dhe tridhëmbëshi i kreshtave e ka stabilizuar disi sulmin e Milan, i cili vijon ende të mendojë dhe të punojë për sulmin e së ardhmes. Me Robinho gjithmonë e më pranë Santos dhe ëndrrës së Sampdorias për të rimarrë Giampaolo Pazzinin, kuqezinjtë po mendojnë goditjet e së ardhmes.

I pari në listë është Bojan Krkiç, i cili me shumë mundësi këtë verë do të blihet plotësisht nga klubi i Barcelonës. Por në planet e drejtuesve të "Djallit" janë edhe dy talente të tjera. I pari është i njohur në Itali pas luan me Ascolin në Serie B. Simone Zaza, i datëlindjes 1991 pëlqehet shumë nga kuqezinjtë duke parë edhe formën e mirë që po kalon për momentin. Ndërsa emri tjetër vjen nga Amerika Latine. Quhet Miguel Angel Borja, i datëlindjes 1993, është kolumbian dhe është shpallur kampion me Kolumbi U20 duke shënuar edhe tre gola.

Nëse shtojmë këtu edhe Balotellin (1990), El Shaarawy (1992) dhe Niang (1994) atëherë mund të themi me plot bindje se Milan e ka siguruar sulmin edhe për disa vite të tjera. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2013, ora 15:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori