Milan planifikon ta forcoje mbrojtjen
Pëlqej
Albeu.com
Mediat italiane njoftojnë se skuadra e Milanit planifikon ta forcojë fazën defanzive, ndërsa dy emrat kryesorë janë William Gallas i Arsenalit dhe Thiago Silva i Flumineses.
“Gazzetta dello Sport” njofton se drejtuesit e Milanit janë duke punuar për angazhimin e dy mbrojtësve, por në kohë të ndryshme.

Sipas gazetës, Rossonerët dëshirojnë ta transferojnë lojtarin e Arsenalit, William Gallas që në afatin kalimtar të janarit, ndërsa Thiago Silva mbetet në planet e tyre për transferet e verës së ardhshme.

Francezi Gallas ka probleme me skuadrën aktuale, ndërsa Milan dëshiron ta shfrytëzojë këtë moment, pavarësisht se agjenti i tij ka njoftuar se ai nuk largohet nga Arsenal.
Shtuar më 26/11/2008, ora 18:06
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori