Milan po
punon shumë për të
ardhmen e klubit ndaj dhe po përpiqet të afrojë në skuadër elementë të rinj dhe të talentuar për merkaton e ardhshme. Sipas asaj që raporton "TuttoSport", klubi kuqezi e ka bërë goditjen e parë: bëhet fjalë për Gianluigi Donnarumma, portier i datëlindjes 1999, i konsideruar si një prej talenteve më të mëdhenj të futbollit italian.
Pasi u kërkua me ngulm nga Juventus dhe Inter, djaloshi kaloi te
Milan për shumën e 250 mijë eurove nga Club Napoli Castellammare.
Shumë pranë Milanit duket edhe mbrojtësi
kolumbian Jherson Vergara, futbollist i Universitario de Popayan, i datëlindjes 1994. Madje për Wikipedian ai është tashmë lojtar i "Djallit".
Por goditja e vërtetë pritet të jetë Simone Zaza, sulmuesi 22-vjeçar i Ascolit, një prej talenteve më në zë të Serie B. Lojtari është në pronësinë e Sampdorias por
Milan po
punon që ta marrë kartonin e plotë të tij. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2013,
ora 12:17