Dëmtimet e shpeshta të Alexandre Pato-s dhe paaftësia e tij për t'u përshtatur me lojën e Zlatan Ibrahimovic mund të bëjnë realitet një këmbim kokë më kokë me
Sergio Ramos-in.
Sipas asaj që shkruan sot “Corriere dello Sport”, Pato do të gjente në Madrid një prej miqve të tij më të mirë, Kaka-në, ndërsa Mourinho do të kishte kështu sulmuesin e shumëdëshiruar, për t’u kombinuar me Higuain-in.
Nga ana e tij,
Milani do të mund të “blindonte”
repartin e mbrojtjes, nëpërmjet
Sergio Ramos-it, i cili ndiqet prej kohësh prej
kuqezinjve.
Aftësia e spanjollit për të luajtur si në krahun e djathtë, ashtu edhe në qendër, e bën atë veçanërisht të vlefshëm në sytë e Adriano Galliani-t.
Nëse ndërrimi do të ndodhë,
Milani mund të përfitojë edhe një paketë financiare prej 10-15 milion eurosh, për të ekuilibruar diferencën e çmimeve që ekziston midis dy futbollistëve (me Pato-n që vlen më shumë).
Paratë e fituara mund të përdoren më pas për t’u investuar në merkato tek Balloteli, i cili do të plotësonte kështu
repartin ofensiv të
kuqezinjve. (tch)
Shtuar më 18/02/2011,
ora 19:06