Milan refuzon një ofertë nga Premierliga për një sulmues
Milani ka njoftuar se ka refuzuar ofertën e West Ham United për sulmuesin kolumbian, Carlos Bacca.

Oferta e West Ham Unitedit për sulmuesin kolumbian, Carlos Bacca është refuzuar nga drejtuesit e Milanit.

Lajmin e ka konfirmuar menaxheri i lojtarit, Sergio Barila. Por, ky i fundit nuk e ka përjashtuar mundësin e largimit të ish lojtarit të Sevillas nga Rossonerët.

"Ne kishim një ofertë javën e kaluar nga West Ham, e cila është hedhur poshtë. Kështu që ne duhet të presim", është shprehur Barila.

"Carlos është shumë i lumtur në Milan për shkak se ky është një klub shumë i madh. Por, Milan nuk do të luajë në sezonin e ri në garat evropiane dhe kjo mund të jetë një problem”, ka theksuar ai. /Albeu.com/
Shtuar më 03/06/2016, ora 09:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori