Milan: Rezultati me Catanian nuk vendos fatin e kampionatit
Ndeshja mes skuadrës së Milanit dhe asaj të Catanias ka falur emocione gjatë së shtunës teksa të dyja skuadrat kanë luajtur për fitore. Kjo ndeshje ka hapur edhe diskutime në lidhje me golin e paquajtur ndaj Milanit. Pas ndeshjes trajneri Allegri u shpreh se ishte e vështirë për të parë por sipas tij topi kishte kaluar vijën e portës. Ndërsa ka vlerësuar lojën e skuadrës së tij gjatë ndeshjeve të fundit.

Ndërsa Galliani nuk ka preferuar të komentojë mbi këtë veprim të albitrit ’Kam pak për të thënë, nuk i komentojë kurrë veprimet e arbitrave. Është hera e dytë që topi kaloi vijën” shprehet Galliani duke nënvizuar se rezultati i kësaj ndeshje nuk do të vendoste fatet e kampionatit. Ndeshja mes tyre përfundoi me barazim 1-1 ndërsa nuk kane munguar rastet për shënim goli nga të dyja skuadrat. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2012, ora 10:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori