Milan rigjen Kaka, por humb El Shaarawy-n
Në prag të takimit kundër Torinos së Migjen Bashës, tekniku i Milanit, Massimiliano Allegri, gjen Ricardo Kaka-në, i cili do e nisë ndeshjen që nga minuta e parë, por humbet Stephan El Shaarawy-n. "Faraoni" është ndalur në stërvitjen e djeshme, për shkak të një problemi muskulor, dhe nuk do të jetë në dispozicion të teknikut për takimin e sotëm në "Olimpico", por edhe për atë të mesjavës në Champions League kundër Celtic.

Ndërkaq, në listën e të grumbulluarve të Allegrit nuk figuron emri M\'baye Niang, i lënë jashtë për zgjedhje teknike.

Mësohet se takimin nga minuta e parë do e nisë mesfushori i Kombëtares shqiptare, Migjen Basha, i cili ndaj kuqezinjëve do të kërkojë të harrojë zhgënjimin me kuqezinjtë në dy ndeshjet e fundit ndaj Sllovenisë dhe Islandës. /albeu.com/


Shtuar më 14/09/2013, ora 16:30
Ndeshja e fundit
18/05/2014, ora 15:00
Ndeshja e rradhës
Nuk ka ndeshje!
Vizito faqen e AC Milan në Albeu
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori