Milan rikthen legjendën e klubit
Pëlqej
Klubi i Milanit duket se po e merr veten pas problemeve të shumta financiare.

Së fundmi raportohet se Milani është pranë rikthimit të legjendës së klubit, Paolo Maldini.

Paolo Maldini, 25 vite me radhë ka qenë familja e tij dhe tashmë pritet që ai të ketë një detyrë si drejtues i klubit.

Ka qenë drejtori i ri sportiv Leonardo ai që e ka kërkuar me ngulm rikthimin e Paolo Maldini në klub, tashmë 50 vjeç dhe me një mision të veçantë.

Ditët në vijim pritet që të konfirmohet edhe detyra që ish-mbrojtësi do të mbulojë në klubin e zemrës, si menaxher, zv.president apo drejtor sportiv. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2018, ora 13:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori