Milan, Shevchenko promovon Inzaghin dhe mbron Seedorfin
Pëlqej
Andriy Shevchenko e sheh me sy të mirë Milanin e ri të Filippo Inzaghit. Ish kampioni ukrainas, i ndodhur në Itali për "Ndeshjen e Paqes", në një intervistë për "La Gazzetta dello Sport" ka thënë fjalë të mira për ish ekipin e tij duke u shprehur se SuperPippo ka rikthyer entuziasmin në skuadër. Por ish "Topi i Artë" nuk ka hezituar të marrë në mbrojtje edhe Clarence Seedord.

"I uroj ta mbyllë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme. E nisi mirë në "San Siro", ndjeva enzuziasëm. Pippo ka patur gjithçka si futbollist dhe ka njohuritë për të drejtuar skuadrën. Pastaj fiton ose jo është diçka që ka lidhje me të tjera gjëra", është shprehur Sheva.

Në lidhje me Seedorf ukrainasi deklaron: "Situata nuk ishte e lehtë. Clarence mori përsipër rreziqe, siç duhet në një profesion të ri. Tani është një hap përpara, ka bërë eksperiencë që nuk mund të bëhet duke trajnuar djelmoshat. Humbjet janë pjesë e çdo profesioni dhe duhen llogaritur, por nuk duhet folur kurrë për falimentim".


Shtuar më 02/09/2014, ora 10:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori