E FUNDIT/ Milani shpëton në fund mes dramës (VIDEO)
Milan shumë pranë "baby" Niang (VIDEO)
Të rinj dhe pak të kushtueshëm. Është kjo filozofia e presidentit të Milan, Silvio Berlusconi pas shitjes së Zlatan Ibrahimoviç dhe Thiago Silva. Pikërisht dje, Milan ka qënë shumë pranë akordit me sulmuesin 18-vjeçar francez të Caen, M'Baye Niang.


Sipas "Corriere dello Sport", akordi mes dy palëve është shumë pranë, me Milan që kërkon ta marrë një sezon në formë huazimi e më pas me të drejtën për ta blerë për vlerën e 5 milionë eurove.

Administratori i klubit kuqezi, Adriano Galliani kërkon ta mbyllë sa më shpejt marrëveshjen duke parë edhe konkurrencën e Arsenal, klub në të cilin talenti 18-vjeçar është provuar së fundmi. /albeu.com/

Shtuar më 08/08/2012, ora 11:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori