Milan, sulm i ri për Hernanes
Ndeshja e djeshme Milan-Lazio u mbyll në barazim 1-1, rezultat që nuk i shkon për shtat asnjë prej ekipeve, por kjo nuk i ka penguar kuqezinjtë të interesohen më shumë për brazilianin Hernanes, shkruan "Repubblica". Fantazistit i skadon kontrata me lacialët në vitin 2015 dhe drejuesit e "Djallit" e shohin si një përforcim të denjë për skuadrën.

Rinovimi po vonon të viojë, ndërsa paraqitjet e tij të fundit në fushën e lojës lenë për të dëshiruar dhe kjo mund të bëjë që Claudio Lotito të kërkojë shitjen e tij para se të jetë tepër vonë, por për momentin po i reziston çdo oferte. /albeu.com./
Shtuar më 31/10/2013, ora 18:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori