Milan-Taarabt, futbollisti nesër në Milano
U fol për një dështim të kalimit të Adel Taarabt tek Milan, por nuk është e vërtetë. Lojari maroken i QPR, i huazuar tek Fulham është fare pranë aventurës italiane. Siç raporton "tuttomercatoweb", nesër 24-vjeçari do fluturojë për në Milano për të kryer vizitat mjeksore dhe për të hedhur firmën.

Për sa i përket detajeve të transferimit, bëhet fjalë për një huazim me të drejtë blerjeje për 7 milionë euro, por ende nuk dihet nëse mbrojtësi Zaccardo do përfshihet në këtë transferim.

Vendimtar për këtë largim të Taarabt nga Anglia, duket të jetë vendimi i trajnerit Harry Redknapp, i cili kur merokeni dhe sulmuesi i huazuar tek Newcastle, Loic Remy, u larguan nga QPR kur ekipi londinez ra nga kategoria, tha që ata që u larguan, nuk kanë çfarë duan të rikthehen më tek QPR. /albeu.com/
Shtuar më 29/01/2014, ora 18:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori