Milan, takim Berlusconi-Galliani-Inzaghi
Pëlqej
Ka zgjatur rreth tre orë darka mes krerëve më të lartë të ekipit të Milanit në “Arcore”. Silvio Berlusconi, Adriano Galliani dhe Filippo Inzaghi darkuan së bashku dhe sipas mediave italiane diskutuan për afrime të reja në repartin e avancuar.

Pavarësisht numrit të madh të gazetarëve, të cilët qëndruan në pritje, nuk ka pasur asnjë deklaratë pas përfundimit të takimit. Kjo ishte hera e pestë që Silvio Berlusconi pret Adriano Gallianin dhe Pippo Inzaghin.

Prej kohësh Milani është vënë në kërkim të një sulmuesi dhe ky takim duket se ka qenë i organizuar pikërisht për këtë qëllim. Alessio Cerci është synimi kryesor i kuqezinjëve të cilët po presin miratimin e Berlusconi-t për këtë lëvizje. Krerët e Milanit kanë diskutuar edhe për Lavezzi-n dhe Douglas Costa. PSG apo Shakhtar Donetsk nuk kanë asnjë qëllim t’i lënë thuajse të lirë lojtarët, por Milani po tenton të shfrytëzojë marrëdhëniet e mira mes agjentit të Costa dhe Galliani-t, si dhe dëshirën e lojtarit i cili kërkon me ngulm të largohet nga ambienti tepër i rrezikshëm në Ukrainë.

Megjithatë, duhet të presim ditët e fundit të merkatos për të mësuar se kush do të jetë lojtari i ri nën urdhrat e teknikut Inzaghi. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2014, ora 11:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori