Milan, tension Inzaghi-Cerci
Aventura e Alessio Cercit te Milani duket se nuk ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme. Futbollisti italian, sipas të përditshmes "Leggo", nuk ka një raport të mirë me trajnerin kuqezi, Filippo Inzaghi.

Krisja e parë mes të dyve lindi në prag të sfidës kundër Parmës, kur Cerci mësoi se nuk ishte në formacionin titullar, por më pas u aktivizua nga Inzaghi.

Ndërsa mësohet se trajneri është përplasur edhe gjatë javës me italianin, që pritet të mos jetë titullar nesër kundër Empolit. /albeu.com/



Shtuar më 14/02/2015, ora 14:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori