Milan, ti je?! (FOTO-VIDEO)

Pëlqej
Pablo Osvaldo (Roma)
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Roma ka shpartalluar në Stadio Olimpico skuadrën kuqezi të Milanit, e cila ka pësuar një humbje spektakolare me rezultat 4-2.

Të parët kaluan në epërsi vendasit përmes Nicolas Burdissos (13’) ndërsa Pablo Osvaldo rriti epërsinë në 2-0 në minutën e 24-të.

Në minutën e 30-të, 20-vjeçari Erik Lamela kaloi skuadrën e tij në epërsi 3-0 ndërsa në minutën e 61-të, i njëjti futbollist shënoi golin e dytë personal, 4-0.

Pas përjashtimit me karton të kuq të futbollistit të Romës, Marquinho, Milani shfrytëzoi epërsinë numerike në lojë.

Giampaolo Pazzini shënoi nga penaltia (87’), ndërsa një minutë më vonë shënoi edhe Bojan Krkiç, 4-2.

Pas kësaj fitoreje, Roma arrin në 32 pikë dhe forcon pozitën e gjashtë në tabelë ndërkohë Milani mbetet në vend të shtatë me pesë pikë më pak se Roma. /albeu.com/

Shtuar më 22/12/2012, ora 21:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

Kampionatet