Milan: Tortë speciale për Kaka
Ricardo Kaka rikthehet te Milan. Ish benjamini i "San Siros" dhe ish fituesi i "Topit të Artë" do të veshë sërish fanellën kuqezi, fanellë e cila e shndërroi në një prej futbollistëve më të mirë në planet. Gëzimi në kampin kuqezi është shumë i madh, edhe te vetë Kaka, i cili u shpreh se "u riktheva në shtëpi".

Administratori i Deleguar i Milan, Adriano Galliani, ish braziliani i Real Madrid dhe babai i tij Bosco Leite kanë darkuar dje në restorantin e famshëm milaneuz "Giannino" ku për fundin e saj ishte përgatitur një tortë speciale me një pjesë të këngës së Antonello Venditti, "Certi amori non finiscono" (disa dashuri nuk përfundojnë), lajmmotivi i tratativave Milan-Real Madrid.

Por Galliani ka dashur të shtojë fjalën "mai", kurrë në fund.../albeu.com/
Shtuar më 03/09/2013, ora 12:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori