Fundjavë shumë delikate në Serie A për Milanin, që pret pas ndeshjeve të kombëtareve Udinesen e
Guidolin. Përveç Mexes dhe De Jong të skualifikuar,
Allegri duhet të bëjë edhe pa Bonera, De Sciglio, Pazzini, El Shaarawy e mbi të gjitha pa Mario Balotellin, i ndalur për shkak të një dëmtimi muskular: në
sulm do të luajë dyshja Robinho-Matri e mbështetur nga pas nga Valter
Birsa.
Formacion i konsoliduar për Udinesen, por me një dyshim të vetëm në
sulm: pas krahëve të Di Natale do të luajnë dy futbollistë por në balotazh janë tre Muriel, Maicosuel dhe
Pereyra. /albeu.com/
FORMACIONET E MUNDSHME:
MILAN (4-3-1-2): Abbiati; Abate, Silvestre, Zapata, Constant; Poli, Montolivo, Muntari;
Birsa; Matri, Robinho. Tr:
Allegri
UDINESE (3-4-2-1): Kelava, Heurtaux, Danilo, Naldo; Basta, Badu, Allan Gabriel SIlva;
Pereyra, Maicosuel; Di Natale. Tr.:
Guidolin
Shtuar më 19/10/2013,
ora 11:20