Milan, vazhdon dinastia Maldini
Pas Cesares dhe Paolos, dinastia e familjes Maldini vazhdon në Milanello me 17-vjeçarin Christian. Djali i ish-kapitenit legjendar të Milanit ka zhvilluar stërvitje me lojtarët e skuadrës së parë të kuqezinjve nën urdhrat e trajnerit Massimiliano Allegri.

I lindur në vitin 1996, Christian Maldini është një nga pikat e forta të skuadrës së të rinjve të drejtuar nga ish sulmuesi i kuqezinjëve, Filippo Inzaghi. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2013, ora 11:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori