Milan-Xavi, pas 2 vitesh
Milani ka qenë pranë blerjes së yllit të Barcelonës, Xavi Hernandezit, disa vite më parë, kjo është diçka që dihet tashmë, por mbase në të ardhmen fatet e tyre mund të bashkohen. Kjo është ajo që thekson Kuim Domenek, gazetar i "Punto Pelota", një nga njerëzit me kontaktet më të ngushta me klubin katalanas.

"Në moshën 29-vjeçare, Xavi mori një ofertë shumë të rëndësishme nga Milani, por, pavarësisht së gjithave, ajo u refuzua. Dhe për momentin një operacion i tillë duket i pamundur, por unë besoj se pas dy vitesh, kur Xavi të mbyllë kontratën me Barçën, nuk do jetë i pamundur një ndërrim ambienti, me destinacion Milanin, kështu kam dëgjuar të paktën", tha gazetari.

Katalanasi është një ndër ëndrrat më të mëdha të presidentit të Milan, Silvio Berlusconi. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2012, ora 17:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori