Milan-Xhemaili, tetovari shumë pranë "Djallit"
Pëlqej
Blerim Xhemaili është gjithmonë e më pranë transferimit te Milani. Sipas asaj që shkruan sot e përditshmja napolitane "Il Mattino", dy shoqëritë po diskutojnë detajet e fundit të kalimit të tetovarit te kuqezinjtë, pasi kontrata aktuale me klubin axurr skadon në verën e ardhshme (30 qershor 2015).

Napoli kërkon rreth 5 milionë euro, ndërsa "Djalli" ofron rreth 2,5 milionë, por sipas gazetës italiane palët janë shumë pranë akordit. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014, ora 14:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori