Milan zbarkon në Tiranë
Albeu.com
Yjet e futbollit botëror që sot veshin fanellën e Milanit, zbresin sot në Tiranë për të qëndruar rreth 10 orë ku do të zhvillojnë edhe miqësoren me skuadrën kryeqytetase të Tiranës.Pritet që ekipi i Milanit të mbërrijë në aeroportin e Rinasit rreth orës 13:30 për të vazhduar më tej me akomodimin në Hotel Sheraton. Pasdite, ata do të takohen me kryeministrin Sali Berisha për të vazhduar më pas me konferencën për shtyp që administratori Galiani, trajneri Ançeloti dhe disa futbollistë (mes të cilëve Maldini) do të organizojnë. Miqësorja e shumëpritur me Tiranën starton në orën 19:00, në stadiumin “Qemal Stafa”, por në tribunat e impiantit më të madh në vend festa pritet të fillojë shumë kohë më parë. Nuk do të mungojë as donacioni për bamirësi, ku nga shifra prej 1,7 milionë eurosh që kanë përfituar për ardhjen në kryeqytetin shqiptar, Milani do të dhurojë 100 mijë euro për programin “Albania Reads” të UNICEF. (start)
Shtuar më 14/10/2008, ora 22:09
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori