Milan "zhduk" fotot e Ibrës dhe Thiago-s
Të tjera fakte që vërtetojnë largimin e Zlatan Ibrahimoviç dhe Thiago Silva te Paris Saint Germain po dalin në dritë. Siç mund ta shihni edhe në "acmilan.com", siti zyrtar i Milan në internet ka hequr fotot e dy futbollistëve nga "homepage" i saj.

Në vendin e tyre tashmë ndodhen një foto e "Curva Sud", tifozët ultras të Milan, e cila ka të bëjë me fushatën për abonimet e sezonit 2012-2013. /albeu.com/
Shtuar më 13/07/2012, ora 17:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori