Milan zhgënjen në 120 vjetorin e klubit, bllokohet nga Sassuolo (VIDEO)
Milan nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 ndaj Sassuolës, në takimin që përkoi edhe në 120 vjetorin e krijimit të klubit.

Kuqezinjtë zhvilluan një takim mbi mesataren, por Leao ishte thjeshtë i pafat, ku në dy tentativat e tij u ndal vetëm nga shtylla.

Pas kësaj pike, të besuarit e Stefano Piolit qëndrojnë në vendin e 10-të me 21 pikë, teksa Sassuolo mbetet në vendin e 13-të me 16 pikë. Atalanta rikthehet me këmbë në tokë.

Pas kualifikimit historik në raundin e 1/16-ave të UEFA Champions League, bergamaskët zhgënjyen në kampionat, duke u mposhtur nga Bologna me dhjetë lojtarë. Në "Dall'Ara" u zhvilluar 90 minuta mjaft emocionuese, me vendasit që morën 3 pikët pas golave të Palacio dhe Poli.
Shtuar më 15/12/2019, ora 17:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori