Milani akoma më pranë "dështimit" të Realit, gati oferta
Sulmuesi i Real Madrid, Luka Jovic, duket gjithnjë e më pranë Milanit.

Sipas "Sport Mediaset", ai ka qenë tifoz me kuqezinjtë që i vogël dhe ka rënë dakord për t’u transferuar në Milano.

Pas OK që ai i ka dhënë klubit italian, tashmë duhet gjetur një marrëveshje me Real Madridin, që ka nevojë për para për t’’u hedhur në sulm të norvegjezit Erling Haaland dhe mund të jetë i gatshëm të pranojë shitjen përfundimtare të serbit.


Milani pritet të ofrojë 35 milionë euro, plus bonuse.
Shtuar më 02/05/2020, ora 20:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori