Milani ‘nxin’ ziklatrit, tashmë të katërtit
Albeu.com
Kampionët e Evropës, Milani, ka arritur të mposhtë kampionin e Italisë, Interin, në derbin më interesant të javës, duke fituar me rezultat 2-1, fitore që i ngjit kuqezinjtë në vendin e katërt.Kampionët e Evropës, Milani, ka arritur të mposhtë kampionin e Italisë, Interin, në derbin më interesant të javës, duke fituar me rezultat 2-1, fitore që i ngjit kuqezinjtë në vendin e katërt, që çon në Ligën e Kampionëve, ndërsa rrezikon titullin e zikaltërve, pas fitores së Romës 3-0 ndaj Sampdorias.

Pas një pjese të parë pa gola, kuqezinjtë arritën të shënojnë dy gola të shpejtë në minutat e para të pjesës së dytë përmes Inzaghit (51’) dhe pesë minuta më vonë, edhe Kakas (56’). Julio Cruz iu dha shpresa zikaltërve pasi ngushtoi rezultatin 15 minuta para fundit të ndeshjes (76’), por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të nxjerrë ndonjë pikë.

Trepikëshi i fituar e ngjit Milanin në vendin e katërt, që çon në kualifikimet e Ligës së Kampionëve. Kuqezinjtë tashmë kanë 61 pikë, derisa Fiorentina pas humbjes prej 2-1 në fushë të Cagliarit zbret në vendin e pestë, me 60 pikë.

Roma ka fitoruar 3-0 si në fushën e Sampdorias. Që të tri golat u shënuan në 15 minutat e fundit të ndeshjes. Panucci shënoi i pari në minutën e 75-të, katër minuta para se Pizzaro të dyfishojë rezultatin (79’). Cicinho vendosi gjithçka pesë minuta para fundit të ndeshjes (85’). (start)
Shtuar më 05/05/2008, ora 22:58
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori