Milani bën marrëveshje me lojtarin që "vdes" VIP-a me golat e tij
Mesfushori uellsian, Aaron Ramsey mund të largohet nga Arsenali duke u transferuar në Serie A gjatë merkatos së janarit.

Milani është në pritje të ardhjes së Ivan Gazidis nga Arsenali i cili pritet të marrë rolin e drejtorit të ri ekzekutiv te kuqezinjtë.

Ai nuk do vijë i vetëm te Milani. E përditshmja sportive italiane “Tuttosport”, raporton se Gazidis mund të sjellë edhe një përforcim të ri nga londinezët.

Fjala është për mesfushori Aaron Ramsey i cili njihet edhe për golat "fatkeq" pasi sa herë ai shënon, një njeri i rëndësishëm vdes.

Ramsey ende nuk ka rinovuar kontratën me Arsenalin dhe kjo e bën më të lehtë mundësinë e transferimit te Milani në fillim të vitit 2019.

Shtuar më 13/09/2018, ora 11:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori