Milani çon ndërmend emra të mëdha në merkato
Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, Mandzukic është sulmuesi ideal për Milanin e Gennaro Gattusos, që refuzoi dhe një lëvizje në Kinë, që mund të merret përrreth 20-25 milionë euro.

Në mesfushë, gazeta Tuttosport beson se Rossonerët po mendojnë për Fellainin, kontrata e të cilit me Manchester Unitedin mbaron në qershor, edhe pse klubi do të përballet me konkurrencën të fortë për shkak të statusit të tij si lojtar i lirë.

Së fundi, mediumi tjetër italian Gazzetta dello Sport pret që klubi nga San Siro të ofrojë Andre Silvan në Monaco me qëllim të marrjes së Keitas në këmbim. Monaco mund të jetë i gatshëm të sakrifikojë 23-vjeçarin për Silvan, agjenti i të cilit, Jorge Mendes, ka lidhje të ngushta me skuadrën e principatës. /albeu.com/
Shtuar më 04/05/2018, ora 14:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori