Milani dëshiron të transferojë përfundimisht yllin e Man.United
AC Milani dëshiron ta kompletojë transferimin e mbrojtësit Diogo Dalot nga Manchester Unitedi.

Portugezi iu bashkua "Rossonerëve" në verën e kaluar në formë huazimi, por forma e mirë të gjiganti italain ka bërë që Milani ta dëshirojë të mbajë në skuadër.

Sipas Calciomercato, gjiganti italian ka nisur bisedimet për të kompletuar transferimin e 21-vjeçarit.

Manchester Unitedi gjithashtu është i hapur për shitjen e portugezit, meqenëse në skuadër ka Aaron Wan-Bissaka dhe kah sytë kah Kieran Trippier, Nordi Mukiele dhe Max Aarons.

Për Milanin nuk është prioritet kompletimi i transferimit të Dalot, sepse fillimisht synojnë rinovimin me Gigio Donnarumma dhe Hakan Çalhanoglu.

Dalot ka realizuar një gol dhe kontribuar me dy asistime në 11 ndeshje në të gjitha garat.
Shtuar më 28/12/2020, ora 08:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori