Milani dështoi të afrojë Saint-Maximin, zbulohet arsyea e fortë
Milani ishte pranë mbylljes së marëveshjes me anësorin e Nicës Saint-Maximin në ditët e fundit të merkatos së janarit, por nuk e afroi dot futbollistin, teksa kishte ofruar 25 deri në 28 milion euro per te, shkruan Albeu.com.

Por "Corriere della Sera" ka zbuluar prapaskenën e dështimit të këtij transferimi. Patrick Vieira kishte kërcënuar Nicën në rast se klubi do të kishte shitur Allan Saint-Maximin te Milani .

Megjithatë të dy klubet nuk arritën një marrëveshje në aspektin ekonomik, por tekniku francez do të ishte shumë afër shkarkimit pasi kishte kaluar kompetencat e klubit. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2019, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori