Milani "fatkeq", dëmtohet një tjetër lojtar i rëndësishëm
Pëlqej
Skuadra e Milanit kohët e fundit po kalon një periudhë të vështirë, pasi ka disa lojtarë të dëmtuar.

Sikur të mos mjaftonin 7 lojtarë të dëmtuar listës i është shtuar edhe Hakan Calhanoglu.

Sipas raportimeve të mediave sportive Hakan Calhanoglu ka një dëmtim serioz dhe pritet që të jetë jashtë fushë për një periudhë të gjatë.

Përveç ish-anësorit të BVB-së të lënduar janë edhe Alessio Romagnoli, Mateo Musacchio, Giacomo Bonaventura, Lucas Biglia, Mattia Caldara, Ivan Strinic dhe Davide Calabria.

Kuqezinjtë aktualisht renditen në vendin e pestë me 21 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Milanit është kundër Lazios, pastaj në Ligën e Evropës ndaj Dudelange.

Pastaj kundër Parmas dhe Torinos në Serie A. /albeu.com/
Shtuar më 19/11/2018, ora 10:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori