Milani favorit ndaj Mancester United
Albeu.com
Dy gjigantët e futbollit, Milani dhe Mançester Junajtedi, të martën mbrëma, në orën 20.45, në “San Siro” do të zhvillojnë ndeshjen e parë të 1/8 së finales në kuadër të Ligës së Kampionëve.Ethet e futbollit i ka kapur të dyja skuadrat për faktin se njëra prej dy gjigantëve të fuqishëm pas dy ndeshjeve duhet t’i thotë lamtumirë kësaj gare më të fortë në botë.
Statistikat në pesë vitet e fundit më shumë e favorizojnë Milanin si vendas. Në katër ndeshjet e fundit që ka zhvilluar Milani në pesë vitet e fundit, tri herë e ka mposhtur Mançester Junajtedin dhe dy herë e ka eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Me 23 shkurt të vitit 2005, Milani në Olld Traford shënoi fitore përballë Mançesterit me rezultatin 1:0, ndërsa me po të njëjtin rezultat kishte shënuar fitore në “San Siro”. Këto dy skuadra mes tyre u përballën edhe në vitin 2007, kur fillimisht në “Olld Traford”, Milani pësoi disfatë me rezultatin 3:2, mirëpo pas dy javëve në ndeshjen e kthimit këtë humbje djelmoshave të Fergusonit, italianët ua kthyen me kamatë, duke i mundur me rezultatin e lartë 3:0, dhe kështu duke arritur në finalen e madhe ku më pas edhe u shpall kampion duke mundur në finale Liverpullin. Sipas këtyre statistikave, tradita flet në anën e Milanit, por kjo nuk do të thotë se edhe në vitin 2010 do të ndodh një gjë e tillë.
Shtuar më 15/02/2010, ora 19:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori