Milani fiton por mbetet jashtë Championsit (VIDEO)
Milani ka arritur të fitojë përballë Spal me një rezultat të ngushtë përballë Spal por që përsëri nuk i mjaftoi për të zënë një vend në Champions.

Milani kërkoi të përfitonte nga një gabim i mundshëm i kundërshtarëve direkt si Interi dhe Atalanta por kto të fundit nuk gabuam aspak.

Milani e nisi mjaft mirë ndeshjen duke shenuar dy gola fillimisht me Calhanoglu në minutën e 18’ dhe më pas me Kessie në minutën e 23’.

Spal nuk u dorëzua dhe arriti të ngushtonte diferencën në minutën e 28’ me Vicari. Pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin minimal të Milanit.

Pjesa e dytë shumë shpejt do të rezervonte një surprizë për kuqezinjtë pasi Spal do të barazonte në minutën e 53’ me Fares për të traumatizuar Milanin.

10 minuta më vonë një penallti e fituar nga Piatek do të kthehej në gol nga Kessie për të rimarr avantazhin dhe për ta mbajtur deri në fund edhe pse u bë i pavlefshëm. /albeu.com/

Shtuar më 26/05/2019, ora 22:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori