Milani gati të firmosë me yllin e Atletico Madrid
Milan është shumë pranë firmës me argjentinasin e Atletico Madrid, Angel Correa.

Sipas asaj që shkruan sportivja spanjolle "AS", agjenti i lojtari do të jetë sot në Milano për të diskutuar me dirigjencën kuq e zi detajet e marrëveshjes përfundimtare.

Milani ëshrë i gatshëm të paguajë 40 milion euro për futbollistin, ndërkohë nga ana tjetër spanjollët kërkojnë 55 milion euro.

Palët mund të bien dakord në shifrat 45 milion euro plus bonuse, duke parë që edhe vullneti i lojtarit është që të kalojë në Milano.

Me Correan, trajneri Giampaolo do të ketë më shumë freski në formacionin e tij, duke qenë se argjentinasi mund të luajë edhe si sulmues i dytë, si sulmues krahu, por edhe si trekuartist.
Shtuar më 14/08/2019, ora 14:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori