Milani gjen zëvendësuesin e Donnarummas në League 1
Situata e vështirë financiare e krijuar nga pandemia do të ndikojë merkato e verës dhe te Milani po përgatiten për çdo situate edhe nëse do të vinte një ofertë e rëndësishme për Gigio Donnarumman.

Ky i fundit mund të sakrifikohet për çështje bilanci dhe pasuesi i tij pritet të vijë nga Franca, konkretisht 24-vjeçari Predrag Rajkoviç.

Gardiani serb u transferua nga Maccabi Tel Aviv te Reims vitin e kaluar dhe ka bindur me paraqitjet e tij ndaj dhe Milani po e merr në konsideratë atë si pasuesin ideal të Donnarummës teksa operacioni mund të mbyllet për 10-12 milionë euro.
Shtuar më 19/05/2020, ora 12:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori