Milani gjobit Ronaldinhon
Albeu.com
Milani ka gjobitur yllin brazilian Ronaldinho, pasi është zbuluar se ai kishte festuar vetëm pak ditë para derbit më të madh në Itali, atij kundër Interit, shkruan gazeta italiane "Gazzetta dello Sport".Ronaldinho nuk ishte brengosur që ndeshja kundër Interit është vendimtare në luftë për titull. Ai kishte festuar në një hotel të qytetit. Milani e humbi derbin e njohur si "Derby della Madonnina" më 24 janar me shifrat 2:0. Me këtë "rossonerët" humbën edhe hapin në luftë për titullin e Italisë. Milani tash gjendet në pozitën e dytë me 41 pikë, tetë më pak se Interi që kryeson renditjen.
"Ronie është zënë duke festuar në hotel. Për të është hera e katërt këtë stinor, që zihet duke festuar natën nëpër qytet. 'Rossonerët' jo vetëm që humbën ndeshjen kundër Interit, por humbën edhe shpresat për titull. Me të dëgjuar lajmin, zyrtarët e Milanit janë zhgënjyer dhe kanë vendosur të gjobisin Ronien", shkruan "Gazzetta dello Sport".

Gjoba e Ronaldinhos 29-vjeçar do t'i dhurohet Fondacionit të Milanit. Ronaldinho këtë stinor është rikthyer në formën e tij të vjetër, ka shënuar nëntë gola dhe është realizuesi më i mirë i klubit.
"Unë nuk do të jap koment për këtë. Kjo është punë e brendshme dhe nuk kam asgjë për të komentuar", ka thënë zëvendëspresidenti i Milanit Adriano Galliani.

Milani për tetë ditë ka dështuar tri herë. Pas humbjes nga Interi (2:0) mesjavën e kaluar u eliminua në çerekfinale të Kupës së Italisë nga Udinese (1:0), derisa në fundjavë barazoi në "San Siro" me Livornon 2:2.
Shtuar më 04/02/2010, ora 20:10
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori